Fifi hap zemrën e zbulon pse e kanë lënë të dashurit: I paguaja borxhet, më ndau sepse qaja!

Këngëtarja Fifi prej ditësh është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.

Gjatë këtyre ditëve ajo ka zbuluar shumë më tepër se cdihej rreth karakterit të saj si njeri dhe në raport me konkurentët e tjerë.

Gjatë një bisede mjaft intime me futbollistin simpatik, Granit Cana, ajo ka rrëfyer arsyet e ndarjeve me të ish-të dashurit, të cilëve u ka kushtuar edhe këngë dhe dedikime publike.

 FIFI: Unë nuk i besoj më meshkujve, ai tjetri që do hyjë në jetën time duhet të jetë shumë bindës.

Nuk besoj, sepse e kam përjetuar vetë. Të japësh gjithçka për një njeri dhe të çohesh një ditë e të thuash: ‘Unë s’të kam dhënë shpresa’, ose vetëm shikon që … s’dua t’i jap vëmendje.

Njësoj më ka ndodhur edhe me atë që isha para këtij, u nda me mua sepse nuk i pëlqente që qaja. U kujtua mbas 1 viti e gjysmë të më thoshte që unë qaja, më ankohej për gjendjen time ekonomike, i paguaja borxhet.

Në të njëjtën kohë që u pajtua me mua kishte nis një lidhje tjetër. Pastaj më bëri bllok, më merrte me numrin privat. Vinte vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 11.10.2021 17:16