“Mendoj se Mbappe do të qëndrojë te PSG”

Ronaldinho beson se Kylian Mbappe do të qëndrojë në PSG.

“Po, mendoj se ai do të qëndrojë. Por në futboll, shumëçka mund të ndodhë shumë shpejt. Ata të tre [me Lionel Messin dhe Neymar ] mund të bëjnë diçka të mrekullueshme, shkruan albeu.com.

Unë nuk do t’i jap këshilla askujt. Unë thjesht dua t’i shoh të gjithë miqtë e mi të lumtur kudo që janë. Nëse të tre qëndrojnë, do të ishte fantastike për të gjithë ata që e duan futbollin.

Tre lojtarët më të mirë në botë së bashku janë ajo që të gjithë tifozët e futbollit duan të shohin”, tha Ronaldinho. /albeu.com/


Shtuar 31.03.2022 17:12