Ndryshime në PD, Berisha “shpërblen” me postet e rëndësishme Xhelal Mziun dhe Tomorr Alizotin

Ka pasur ndryshime të tjera mes dy grupeve të deputetëve demokrat. Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj, raporton se Tomorr Alizoti dhe Xhelal Mziu i janë bashkuar Sali Berishës. Një lëvizje kjo që vjen vetëm pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Mësohet se Berisha, i “ka shpërblyer” Alizotin dhe Mziun me detyra të rëndësishme. Tomorr Alizoti përkatësisht do të jetë në krye të grupit të punës në Berat, ndërsa Xhelal Mziu do të jetë kreu i grupit të punës në Dibër./albeu.com/