Jeta e ish-yllit të Arsenalit: Doping, seks, alkool dhe klube të striptizmit

Andrey Arshavin shkëlqeu në përformancat e Kampionatit Evropian 2008 dhe doli se ai ishte një figurë mjaft e diskutueshme.

Ish-sulmuesi i Arsenalit nuk kishte frikë të thoshte atë që mendonte dhe shpesh merrte telashe me vete për të.

Në biografinë e tij, “555 pyetje dhe përgjigje rreth femrave, parave, politikës dhe futbollit”, ka mjaft komente të shquara.

“Sipas mendimit tim, gratë dhe burrat janë krijesa krejtësisht të ndryshme”, tha ai.

“Nëse do të kisha fuqi t’i ndaloja gratë të drejtonin makina dhe të hiqja licencat e tyre, do ta bëja pa menduar dy herë”.

Arshavin ka qenë i lidhur me skandale që përfshijnë alkoolin, seksin, klube të striptizmit dhe dosjet në polici.

/Lajmi.net/


Shtuar 20.04.2020 16:00