Shkarkimi i mundshëm i Allegrit do të ishte i “idhët” për financat e klubit, ja sa do t’i kushtonte Juventusit

Sipas raportimeve  të La Gazetta dello Sport, brenda bordit drejtues të Juventusit ka një pjesë që ka dyshime në aftësitë reale të trajnerit të “bardhezinjve”.

Arrivabene dhe Agnelli, megjithatë vazhdojnë t’i “mëshojnë” aspektit ekonomik, pasi Allegri ka një kontratë deri në vitin 2025 me vlerë 7 milion euro në sezon plus bonuse në sezon.

Një largim i tij do t’i rëndonte klubit mbi 20 milion euro në buxhet. Jo vetëm kaq, klubi do të duhet teë gjejë një trajner tjetër, duke paguar kështu dy trajnerë, me rrezikun së situata mund të mos ndryshojë.

Për këtë arsye, zgjidhja logjike e bordit është të vazhdohet kështu./albeu.com


Shtuar 20.09.2022 09:19