Reali i “fiksuar” pas mesfushorit të Lazios, ofron para dhe James Rodriguez

Florentino Perez nuk heq dorë nga Sergej Milinkovic-Savic.

Presidenti i Realit të Madridit është i fiksuar pas mesfushorit serb të Lazios të cilin dëshiron ta transferojë me çdo kusht në skuadrën e tij gjatë verës së ardhshme. Për të bindur drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare dhe presidentin Lotito, Reali ka bërë gati një ofertë të re shumë interesante që mund t’i pëlqejë klubit bardhekaltër. Merenguesit janë gati të vendosin në pjatë 50 milionë euro, plus kartonin e kolumbianit James Rodriguez për të bindur lacialët të lejojnë largimin e Milinkovic-Savic.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e drejtuesve të Lazios ndaj interesimit të Realit të Madridit, por dëshira e futbollistit mund të rezultojë përcaktuese në këtë transferim.


Shtuar 12.02.2020 13:31