Studentja denoncon propagandën e kryeministrit: Është ndërtuar me material kancerogjen

Ndërkohë që jemi në ditën Ndërkombtare kundër kancerit, një studente nga Vlora ka bërë një denoncim të fortë për kushtet e konviktit të Universitetit “Ismail Qemali”.

Sipas saj, kryeministri Edi Rama së fundmi ka inaguruar rikonstruksionin e fasadës së konviktit të vajzave ndërsa konvikti i djemve ka në strukturë materiale kancerogjene.

“Para disa ditësh kryeministri inaguroi fasadën godinën e konviktit të vajzave, ndërsa nga krahu tjetër është i djemve ku jetojnë dhjetra prej tyre që ju rrezikohet jeta dhe shëndei nga një material si aspesti nga i cili është provuar shkencërisht se shkakton kancer.

A ka vlerë jeta jonë apo është më e rëndësishme propaganda e fasadave”, shprehet studentja.

Videon e ka publikuar ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadili përkrah të cilës shkruan:

“Studentja vlonjate denoncon rrezikun qe kanos studentet.
Ne Diten Nderkombetare te Luftes kunder semundjes se kancerit, vjen ky denoncim nga Vlora.

Rama inauguron lyerjen e fasadave, por nuk largon materialin kancerogjen nga catia e konviktit”. /albeu.com/


Shtuar 5.02.2020 15:12