Benzi në Elbasan përfshihet nga flakët, dyshimet e para

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se makina në pronësi të Sh.D. ka marrë flakë teksa ka qenë e parkuar.

Nuk dihen ende shkaqet, megjithatë nga këqyrja paraprake dyshimet janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga ndonjë defekt teknik.

Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkaqet e plota të kësaj ngjarje./albeu.com/


Shtuar 30.10.2021 22:57