Ronela Hajati reagon për herë të parë pas akuzave që i janë bërë për këngën “Alo”

Ronela Hajati ishte e ftuar në emsionin “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo ku ndër të tjera foli edhe për këngën e saj “Alo” në bashkëpunim me Vig Poppën, që u kthye në temë diskutimi pak ditë më parë. Agim Doci, autor i këngës “A do të vish” e akuzoi yllin e “Aventura” në programin “Shqipëria LIVE” se ajo u vetquajt autore e tekstit të tij dhe citoi vetëm Luan Zhegun, i cili në fakt është interpretues, jo autor. Ronela ka reaguar sot, duke theksuar se kënga nuk ishte tërësisht remake pasi u morën vetëm dy vargje, për të cilat ka marrë leje te Osman Mula dhe Luan Zhegu.

“Kam marr leje te Luan Zhegu dhe Osman Mula. Nuk e dija që e kishte bërë Agim Doci. Le të quhet një gabim i imi. Nuk e mendoja që duhet t’i futesha aq thellë një gjejë te vogël. I kerkoj ndjesë. Më e madhe u bë nga të tjerët se sa nga vetë personi”, është shprehur këngëtarja.

E pyetur nga moderatorja Jonida Aliçkolli nëse do i thoshte diçka të fundit zotërinjve që e përfshinë në një debat kur nuk ishe e pranishme, duke iu referuar atij në emisionin “Shqipëria LIVE”, Ronela u përgjigj: “Debat me shumë mungesë informacioni dhe tendencë të keqe. E kanë bërë të madhe kur unë kam qenë korrekte më shumë se të gjithë. Gazetarët s’kanë lajme. Bëjnë emision për mua”.

Ronela shtoi se dëshira për të bërë një remake të “A do të vish” erdhi krej spontanisht dhe ishte momentale teksa ajo luante në piano.
“Kam bërë një telefon . Kam folur me personat në mënyrë dashamirëse. Ma kanë bërë për shkak të babait tim sepse e ka bërë ai festivalin ku është dhënë kënga. Ka qenë momentale. Isha ne piano pse jo ta bëja”, ka thënë ajo.


Shtuar 8.07.2021 10:06