BE po planifikon një vizitë të presidentit ukrainas në Bruksel

BE po planifikon një vizitë të presidentit ukrainas në Bruksel.

Lajmi për vizitën e Zelenskyt në Bruksel është bërë i ditur nga Financial Times.

Vizita është planifikuar për këtë javë, me qëllim që presidenti i Ukrainës të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të “27” të enjten dhe të premten.

Bazuar në planin e propozuar, Zelensky do të flasë në një seancë të posaçme të Parlamentit Evropian.

Sakaq një gjë e tillë varet nga çështjet e sigurisë, thuhet në të njëjtin publikim.

Vizita është planifikuar pas dy ditësh bisedimesh Ukrainë-BE në Kiev javën e kaluar, ku morën pjesë lidershipi ukrainas, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë.

Ukraina dëshiron që procedurat e anëtarësimit të fillojnë menjëherë, me Zelenskyn që deklaron se është “e mundur” që negociatat e anëtarësimit të nisin këtë vit./albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 13:09