Inteligjenca Artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Inteligjenca artificiale mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit, kanë paralajmëruar ekspertët, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind.

“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë prioritet global, krahas rreziqeve të tjera si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thuhet në këtë deklaratë.

Sam Altman, shefi ekzekutiv i OpenAI që krijoi ChatGPT, Demis Hassabis, shefi ekzekutiv i Google DeepMind, dhe Dario Amodei, nga kompania Anthropic, kanë mbështetur këtë deklaratë, shkruan BBC.
Në mesin e nënshkruesve ishte edhe Geoffrey Hinton, i ashtuquajturi “baba i inteligjencës artificiale”.  Hinton, krijues i disa nga teknologjive bazë për sistemet e inteligjencës artificiale, ka paralajmëruar edhe më parë për rreziqet nga inteligjenca artificiale.

Frika është se njerëzit nuk do të kenë më kontroll mbi inteligjencën artificiale, gjë që ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ketë pasoja të tmerrshme.

Kjo deklaratë e fundit e përbashkët vjen dy muaj pasi miliarderi Elon Musk dhe të tjerë kërkuan një pauzë në zhvillimin e një teknologjie të tillë derisa të verifikohet siguria e saj./albeu.com/