E shënoi legjenda e futbollit, ky është goli më i bukur i sezonit në Champions League (VIDEO)

I pa dobishëm, por me të vërtetë i mrekullueshem.

Goli i shënuar nga Cristiano Ronaldo në ndeshjen Juventus-Lyon, është votuar si më i miri për sezonin 2019-2020 në Champions League.

Sulmuesi portugez me një goditje me të majtë nga jashtë zone arriti të mposhtë portierin e skuadrës franceze, megjithatë ky gol nuk e shpëtoi Juven, pasi ata u eliminuan nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian.

Mbi 400 mijë vota, CR7 mundi Sabitzer (i dyti) dhe shokun e tij të skuadrës, Cuadrado (i treti).

Pak ngushëllim për portugezin, i cili nuk arriti ta çojë, Juven në Final 8 në Lisbonë.


Shtuar 27.08.2020 14:18