Shehu: Duhet strategji, nuk kemi të bëjmë me një rishfaqje të virusit

Ditën e sotme, u konfirmuan 42 persona me koronavirus që ngre shqetësimin për një shpërthim tjetër të pandemisë.

Mjeku Tritan Shehu, u shpreh për faxneës se nuk kemi të bëjm me një rishfaqje të virusit por duhet një ristrukturim i gjithë sisitemit.

“Unë e kam thënë që situata, kurba ka qenë e pa besueshme, pa trend. U nis që në fillim gabim që nga masat e marra. Vazhdojmë të jemi në një amulli të plotë, nuk shfrytëzojmë rezervat e brendshme siç janë mjekët e familjes” tha mjeku.

Shehu u shpreh se kjo Qeveri po na renditi në fund të Botës, reagon me cinizëm e arrogancë.

“Dështim i plotë i qeverisë edhe në bazë të shifrave të të infektuarve, më të larta se kurrë, dhe për çudi edhe rezultatet e të testuarve komunikohen vetëm nëpërmjet telefonit. Gjithashtu kemi një mungesë të një strategjie e kriteresh që ka prodhuar atë kurbë.” u shpreh Shehu.

Mjeku tha se mos aktivizimi i mjekut të familjes e gjendjes së pa pranueshme të strukturave spitalore qeveria tenton t’i fshehi pas akuzave cinike ndaj personelit për gjoja mos respektim të rregullave prej tij, kur në fakt ai u la i pa mbrojtur e i pa testuar, duke u bërë viktimë e gjendjes së përgjithëshme.

” Hedhja me cinizëm e përgjegjësisë tek qytetarët kur këta as me maska nuk janë pajisur, a me keq kane pësuar nje krim kundër “njeriut” nga grumbullimi i qindra forcave e provokimi i protestave me prishjen e Teatrit apo deklaratave absurde si ajo e përsëritjes së infektimit tek një i shëruar. Dhe inagurimit të strukturave fantazëm me emërtime absurde si ai “spital-karantinë”, gjë që nuk egziston as si koncept.”

Sipas Shehut në këto kushte duhet ndërtuar nga themeli një strategji reale e bazuar edhe në konkluzionet e fundit shkencore si ai që asimptomatikët janë një burim shume i vogël përhapje.

” Duhet bërë liberalizim të të dy llojeve të testimeve të tilla në të gjithë vendin për qytetarët që dëshirojnë. Testim publik virusal e imunologjik për çdo qytetar me temperaturë mbi 37,5 në bazë të rekomandimit të mjekut të familjes. Sigurim i masave mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor. Sigurim i maskave kirurgjikale për qytetarët. Përmirësim i strukturave të terapisë intensive e spitaleve në qendër e periferi. Por fatkeqësisht kjo qeverisje nuk ka as vullnetin e as kapacitetet për të realizuar atë që duhet ” u shpreh Shehu.


Shtuar 10.06.2020 11:13