Seria A vjen me përballje surprizuese, kush janë më interesantet

Seria A sot do të vijë me përballje të reja për të mbajtur para ekranëve mijëra sportdashës, pasi përballjet e ditës do të jenë vërtetë interesante.

Skuadrat si Atalanta, Lazio dhe Juventusi do të jenë kryefjalë e ditës së sotme, ku do të përballen kundër skuadrave si Bologna, Spezia dhe Empoli.

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Atalantas dhe Bolognas, e cila starton nga ora 18:30, kurse Juventusi do ta mbyll programin e ditës së sotme, me sfidën që do të luhet në orën 20:45 kundër Empolit.

Tabelën e Serie A e kryeson kampioni aktual Interi, me pikët e plota të arkëtuara, gjithsej gjashtë, kurse pa asnjë pikë të arkëtuar janë skuadrat si Salernitana, Torino, Sampdoria, Fiorentina, Empoli, Genoa, Verona dhe Venezia.

Programin e plotë të ndeshjeve në Serie A e gjeni më poshtë.

18:30 Atalanta – Bologna (Stadiumi Geëiss)

18:30 Lazio – Spezia (Stadiumi Olimpico)

20:45 Fiorentina – Torino (Stadiumi Artemio Franchi)

20:45 Juventus – Empoli (Stadiumi Allianz)


Shtuar 28.08.2021 12:17