Modric: E ardhmja? Dëshira ime dihet, pjesa tjetër janë thashetheme dhe supozime

Luka Modric vazhdon të jetë protagonist te Real Madrid, por kjo nuk i garanton atij një të ardhme të sigurt në klubin e kryeqytetit spanjoll.

Vetë mesfushori foli për këtë në konferencë për shtyp ndërsa është i grumbulluar me Kroacinë për EURO 2024.

“Dëshira ime dihet, dua të qëndroj në Real Madrid. Gjithçka tjetër janë thjesht thashetheme dhe supozime. E përsëris për të qindtën herë, besoj dhe shpresoj se mund të vazhdoj të qëndroj te Real Madrid”-deklaroi Modric./Albeu.com/


Shtuar 25.03.2023 09:40