Shembet nga zjarri kupola gjigante e xhamisë së Xhakartës në Indonezi (VIDEO)

Kupola gjigante e Qendrës Islamike të një xhamie madhore në Xhakarta është shembur sot pas një zjarri që shpërtheu për disa orë në ndertesen ne rinovim.

Xhamia e kryeqytetit të Indonezisë ishte në proces rinovimi kur mori zjarr, teksa policia tha se kishte shoqëruar katër punonjës për të marrë në pyetje.

“Kemi bërë evakuimin e njerëzve nga xhamia. Falë Zotit nuk kishte viktima nga ky incident,” tha kreu vendor i policisë Wibowo për gazetarët.

Ai shtonte se grupet hetimore do të nisin ekzaminimet për shkaqet e incidentit, duke thene se shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk janë ende të ditura.


Shtuar 19.10.2022 20:32