Përmbytjet në Shkodër, Meta: Dramë e përsëritur në tre muaj, shkak qeverisja e korruptuar deri në palcë

Kreu i Partisë se Lirisë, Ilir Meta komentoi menaxhimin e qeverisë për sa i përket përmbytjeve në Shkodër.

Në konferencën me gazetarët, Meta tha se përmbytjet në Shkodër janë një dramë që është përsëritur tre herë brenda në më pak se tre muaj, për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë.

Sipas Metës KESH dështoi qëllimisht në aftësinë rezervuese në Fierzë dhe se tani po shkarkon prurjet dhe po pronat dhe shtëpitë e shkodranëve.

“Gendja e renduar ne Shkoder ku mbi 1400 Ha jane permbytur eshte renduar si pasoje e keq administrimit te sektorit energjetik ne Shqiperi. KESH deshtoi me qellim ne aftesine rezervuese ne Fierze dhe tani shkarkon prurjet dhe permbyt pronat dhe shtepite e shkodraneve

Kuota maksimale per kete periudhe lejonte perpunimin e te gjitha prurjeve pa shkarkime. KESH mund te dilte ne shitje dite me pare dhe jo ne date 16 Janar dhe keshtu do ishin evitoheshin permbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare.

Fondet e dhena nga qeveria për kullimin jane skandaloze dhe kurrsesi nuk mund perballojne situata te tilla. Problematika me të cilën ne po perballen qytetaret e Shkodres është hapja në mënyrë të pakontrolluar e portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shume e larte e ujit te shkarkuar eshte e paperballueshme per sistemin e kanalizimeve.

Mungesa e plote e ndihmes konkrete per qytetaret e Shkodres te cilet iu jane permbytur pronat, shtepite eshte nje veper penale”, tha Meta./Albeu.com/


Shtuar 24.01.2023 12:02