EMRI/ Humb jetën në aksident 24-vjeçari shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në via Graziadei në Imola.

I riu, i identifikuar si Qerim Gjepali dhe banues në Massa Lombarda, ndodhej në një makinë Mercedes CLK në shoqërinë e dy shokëve, ku ndodhi aksidenti.

Makina po drejtohej nga një 21-vjeçar shqipatar dhe ndërsa po udhëtonin në drejtim të via Lughese, në kryqëzimin me via Banfi, i riu ka humbur kontrollin duke shkaktuar aksident.

Fatkeqësisht Gjepali humbi jetën, ndërsa dy të rinj u lënduan./albeu.com