Vjosa përmbyt toka ndërsa rrugët bllokohen nga rrëshqitja e dheut rrugën, si paraqitet situata në këto tre qarqe (VIDEO)

Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit tonë, sidomos në jug. Situata në qarkun Vlorë paraqitet mirë. Problematik mbetet prishja e urës së fshatit Mesaplik, bashkia Selenicë.

Gjithashtu, për shkak të prurjeve të mëdha të Vjosës, janë përmbytur tokat në Bishtin e Malit Bashkia Selenice, si dhe disa ha toka ne Llakatund e Trevllazer.

Aktualisht situata në Novoselë po monitorohet, niveli është 6.55 m me tendence rritje ku ndikojnë prurjet e lumit  Vjosë si dhe ato të lumit Shushica.

Hidrovoret janë në gjendje pune, niveli ujit ne to është nen nivel.  Furnizimi me energji elektrike është normal. Rrugët janë te kalueshme dhe pa problematika.

Ndërsa në qarkun Elbasan, në akset rrugore nacionale ka pasur prani të inerteve e aluvioneve por që nuk kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve.

Prani dëbore 10 cm deri 20 cm ka në segmentin Klenjë- Steblevë, ndërsa në Shirgjan- Kacivel në Kacivel ka pasur bllokim të njërës ane të aksit nga rënia e një masivi dheu.

Furnizimi me energji elektrike ka qenë me problematika të vogla me ndërprerje në disa njësi administrave.

Nivelet e lumenjve në qarkun Gjirokastër janë pranë pikës kritike dhe nëse do të vazhdojnë reshjet, gjendja do te përkeqësohet edhe me tej ku më të rriskuarat do të jenë qytetet e Fierit dhe Vlorës, kjo pasi aty derdhen prurjet e lumit Vjosë.

Ka qenë prefekti qarkut Gjirokastër, Odise Kote, që ka bere këtë paralajmërim ndërsa ka pasqyruar dhe situatën në rajonin jugor.

Aktualisht jenë rreth 17 ha tokë të pushtuara nga uji ku fshati Dervician shënon dhe problematiken me te madhe ku uji ka shpërthyer edhe pranë banesave/albeu.com


Shtuar 11.12.2021 12:14