Aksident tragjik në Greqi, makina përplaset me kamionin, vdesin 5 shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Edessa, Greqi.

Sipas thestival, një makinë në rrethana të panjohura deri më tani ka dalë nga kursi, ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një kamion.

Për pasojë kanë humbur jetën pesë persona me origjinë nga Shqipëria.

Në vendngjarje ka shkuar forca zjarrfikëse e cila ka nxjerrë pesë personat që humbën jetën.

Drejtuesi i kamionit është dërguar në spitalin e Edessës.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga tragjedia./Albeu.com/


Shtuar 18.07.2023 19:53