ZYRTARE/ Përfundon telenovela, Marcelo Brozovic rinovon kontratën

Ka përfunduar më në fund telenovela e rinovimit të kontratës së Marcelo Brozovic me Interin.

Kroati është një lojtar i pazëvendësueshëm për klubin italian dhe ata kanë bërë çdo përpjkekje të mundshme për ta mbajtur në ekip atë. Oferta të shumta kanë ardhur në drejtim të tij si Liverpool, Bayern Munich etj, por ai ka vendosur të qëndrojë zikaltër.

Brozovic erdhi në janar të 2015 për herë të parë te Inter, e deri tani ka bërë 279 paraqitje, 26 gola dhe 35 asistime.

Ai ka rinovuar deri në vitin 2026 me Interin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.03.2022 16:02