Inzaghi: Një ekip që dëshiron të fitojë Scudetton nuk mund të luaj kështu

Pas nokautit në shtëpi kundër Sassuolos, trajneri i Interit Simone Inzaghi foli për ‘DAZN’.

“Jam shumë i zemëruar për këtë ndeshje. Sassuolo ka fituar ndaj Milanit dhe Juventusit, kështu që ne duhej të ishim të përgatitur për një sfidë të vështirë, por nuk ia dolëm.

U përpoqëm shumë, statistikat flasin vetë por nuk është justifikim, ata shënuan dhe fituan.

Pavarësisht Ndeshja e së mërkurës, duhej t’i afroheshim më mirë lojës. Një skuadër që dëshiron të fitojë Scudetton nuk mund t’i afrohet ndeshjes në këtë mënyrë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.02.2022 20:59

Tags: ,