Meta shkon në selinë e PD-së, takohet me Nokën, Berisha mungon

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar këtë të premte në selinë blu të Partisë Demokratike.

Albeu.com mëson se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është i pranishëm në selinë blu.

Për rrjedhojë takimi po zhvillohet mes  sekretarit të Përgjithshëm të  PD-së Flamur Noka dhe Metës.  Nuk dihen ende arsyet e këtij takimi.

Sipas burimeve  shkaku  i mungesës së Berishë në takim  është gjendja e tij shëndetësore, pasi kreu i PD-së është prekur nga gripi.

Ky është takimi i parë për këtë 2023-in  mes aleatëve opozitarë.

/Albeu.com/