Paska edhe më keq! Euro zhytet edhe më, si nisi qershori

Euro e ka nisur qershorin edhe më keq zbritur në kufirin e 109 lekëve në raport me monedhën tonë kombëtare, ç’ka konfirmon se tashmë po vërtitet në minimumin historik të kursit të këmbimit të dy monedhave me njëra-tjetrën.

Mëngjesin e sotëm, një euro blihej në treg me 109.1 lekë dhe shitej me 110 lekë, si asnjëherë më parë.

Ky është një trend që euro po e ndjek prej disa muajsh në vend dhe duket se tregu është përmbytur nga sasi të mëdha valute të huaj për shkak të politikave lehtësuese në drejtim të pastrimit të parave.

Shuma të konsiderueshme po pastrohen në sektorë si ndërtimi dhe infrastruktura e turizmit duke shkatërruar çdo iniciativë afatgjatë dhe të ndershme.

Ekspertët vlerësojnë se ky trend do të vijojë edhe gjatë muajve të verës për shkak edhe të kthimit të emigrantëve si dhe flukseve hyrëse të turistëve. /albeu.com


Shtuar 1.06.2023 10:08