Arrestohet në Spanjë shqiptari i rrezikshëm, kërkohej nga Gjermania

Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle për llogari të autoriteteve gjermane.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se shqiptari u arrestua, pasi për të kishte një urdhërarresti ndëkrombëtar të lëshuar nga drejtësia gjermane, për kryerjen e krimeve të ndryshme kundër shëndetit publik.

Sipas hetimeve ky person ka kishte banuar në zona të ndryshme në Valencia së bashku me partneren dhe vajzën e tij.

Për shkak të rrezikshmërisë, në operacionin për kapjen e tij morën pjese grupe operacionale të sigurisë.

Ndërkohë pritet që pas arrestimit të shqiptarit të nisin procedurat e dorëzimit pranë autoriteteve gjermane.


Shtuar 1.07.2023 16:58