Ulet sërish çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim që pas mesnatës çmimi i benzinës të ulet për dy denarë, ndërkaq çmimi i dizelit të ulet për 3 denarë, përcjell TV21. Gjithashtu për 3 denarë ulet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë.

Sipas vendimit të fundit të KRrE-së, çmimet e derivateve janë si vijon:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 79,50 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 76,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 54,521 (denarë/kilogram)


Shtuar 17.03.2022 18:53