SPAK kërkon ta arrestojë, avokati i Ahmetajt: Klienti im nuk ndodhet në Shqipëri

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, lajmin e ka konfirmuar avokati i tij Henrik Ligori, i cili është i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që është duke u zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit.

Ligori ka theksuar se klienti i tij aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Kujtojmë që Këshilli i Mandateve është mbledhur ditën e sotme prej orës 16:00 ku po diskuton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për 3 vepra penale.

Më konkretisht Ahmetaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, dhe fshehje të pasurisë.


Shtuar 11.07.2023 19:34