Luani, bufi dhe tigri besnik

Nga Lutfi Dervishi

Njëherë e një kohë, në një pyll të gjelbëruar, në Ballkan një luan i madh u mërzit tej mase nga plehrat që po kërcënonin bukurinë natyrore të xhunglës së tij.

I vendosur për të rivendosur rregull, harmoni, dhe pastërti ai i ngarkoi tigrit të tij besnik detyrën fisnike të pastrimit të rrënjësor të pylllit

“Dua një zgjidhje të shpejtë”- hungëriu Luani.

“Plehrat, madhëri janë si drurët e shtrembër në këtë pyll, vetëm zjarri i ndreq- sugjeroi tigri.

“Në zjarr, një orë e më parë”- dha urdhër Luani.

Banorëve ju prezantuan djegësat si vepra më e madhe publike e ndërtuar në pyll.

“Fat i madh! Pasuri e madhe! Mrekulli. Shpëtuam” – ky ishte mesazhi që i shkonte në ekranin e celularit çdo kafshe të pyllit orbital.

Megjithëse banorët e xhunglës po paguanin më shumë taksa për pastrim, djegësat nuk po dukeshin gjëkundi.

Mos vallë fjala e fundit e shkencës i ka bërë të padukshëm- pyeti ariu ndërkohë që po mbllaçiste një hoje mjalti?

Fushata e zgjedhjeve në pyll po afronte, dhe pa pritur e pa kujtuar bufin e zuri era e plehrave. Bufi dhe ekipi i tij i hetuesve nisën të gërmonin dhe konstatuan se djegësat e padukshëm në vend të plehrave po digjnin fondet publike. Bufi urdhëroi merimangën që të niste punën e saj dhe të thurte sa më shpejt një rrjetë

Në mesin e të akuzuarve vendosën një ujk që dikur kujdesej për mjedisin, pastaj në rrjetën e thurur ra dhe një çakall që kishte përgatitur letrat. Rrotat e drejtësisë nisi të lëvizë dhe ujku me çakallin e panë veten në kafaz.

Ndërkohë, luani i shqetësuar për rënien e popullaritet në pyll u distancua nga kaosi dhe korrupsioni.

“Asnjë krijesë nuk ishte mbi ligjin”.

Afera po mbante erë më shumë se plehrat dhe pas ujkut dhe çakallit erdhi dhe radha e tigrit.

Banorët e pyllit, veçanërisht papagajt që kishin votuar pa u menduar, i panë këto ngjarje me shqetësim dhe frikë, por nuk e ndalën papagallimin. “Secili berr varet nga këmbët e veta”- këndonin papagallët nga mëngjesi në mbrëmje.

Vetë Luanin e kapën ethet e forta…

….

Morali i fabulës: herët a vonë mund ta pësosh edhe nga bufi.


Shtuar 11.07.2023 22:34