Befason Dembele: Më parë dua të fitoj Champions-in me Barcelonën sesa Kupën e Botës me Francën

Anësori francez i Barcelonës ka folur së fundmi për ambiciet e tij për të fituar Champions League me Barcelonën.

Ai është shprehur se kjo dëshirë qëndron mbi gjithçka tjetër në futboll.

Madje ai shprehet se më shumë ëndërron trofeun e Champions League me Barcelonën sesa fitimin e “Topit të Artë” apo Kupën e Botës me Fracën.

“Për mua, fitimi i Champions Leagues me Barçën është mbi të gjitha. Ata kanë shkuar në shtatë vite pa e fituar këtë. Kanë fituar La ligan, por jo Championsin, prandaj mendoj se është më e rëndësishme”, përfundoi ai./albeu.com