EMRI/ Gjendet i mbytur një 37-vjeçar në liqenin e Belshit

Një 37-vjeçar është gjetur i mbytur ditën e sotme në liqenin e Belshit.

Mësohet se viktima është Fiqiri Xhaja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.


Shtuar 9.08.2023 13:28