Përmbytjet e mëdha, Berisha niset drejt Shkodrës

Qarku i Shkodrës vijon të jetë më problematiku prej motit të keq. Së fundmi në zonat problematike të përmbytura pritet të mbërrijë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit ka hedhur akuza së fundmi ndaj qeverisë për keqmenaxhimin e zonave që rrezikohen të përmbyten.

“Situata në Shkodër në përkeqësim! Ura e vjetër e Baçallekut këputet e rrezikon dhe ura e re. Pjetër Rushaj, demokrat dhe djali tij humbasin jetën në ujra të tërbuara. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të gjithë banorëve të Pultit për këtë humbje të dhimbshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin indiferent të Edi Ramës dhe qeverisë ndaj gjendjes nga përmbytjet në Shkodër, që po bëhet gjithnjë e më e rëndë nga hapja e portave të kaskadës dhe reshjet e shumta. sb” shkruante dje Sali Berisha.

Në Shkodër, ka rreth 1855 ha sipërfaqja toke të përmbytur. Qarkullimi në aksin Shkodër-Lezhë tek Harku i Bërdicës është ndërprerë për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm. Kalimi bëhet nga Guri i Zi. Për shkak të dëmtimit të urës së vjetër të Bahcallëkut, mbeturinat e saj janë përplasur me urën ekzistuese.


Shtuar 21.11.2022 09:56