Aksident në Korçë-Pogradec, raportohet për një viktimë

Një aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Zvirinë në Maliq.

Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motorr e për pasojë drejtuesi i motorrit ka ndërruar jetë në vend.

Shërbimet e policisë janë në vendngjarje.


Shtuar 5.09.2023 18:21