Rrezikoi pushuesit duke lundruar me gomone pranë tyre, gjobitet me shumën e majme një person në Jalë

Një person, i cili lundroi me gomone jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve në Jalë është ndëshkuar me gjobë administrative nga policia.

Sipas njoftimit, shtetasi I.B është ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit.

Policia e Shtetit apelon sërish për drejtuesit e mjeteve lundruese që ta kryejnë këtë aktivitet, pas pajisjes me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë me rigorozitet perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit.

/Albeu.com.


Shtuar 15.07.2023 16:36