”Naftëtarët do marrin 40 mijë lekë”, Ahmetaj sqaron se çfarë do të ndodhë me ata që nuk janë në punë

Ministri për Emergjencat Arben Ahmetaj ka thënë për ”Opinion” se se ditën e nesërme qeveria do të kalojë vendimin për pagat ndaj naftëtarëve.

Ahmetaj sqaroi se ata do të marrin 40 mijë lekë të reja ndërsa shtoi se ata që nuk janë në punë do të përfitojnë dyfishin e ndihmës sociale.

“Vendimi do bëhet i ditur nga qeveria nesër, naftëtarët do marrin pagë 40 mijë lekë, ata që nuk janë në punë do përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike 16 mijë lekë”, tha Ahmetaj.


Shtuar 23.04.2020 20:03