“Po ta dija çfarë bëhet në spital nuk do të kisha ardh!” zbardhet telefonata tronditëse e 65-vjeçarit që u vetëvra

shtë zbuluar telefonata tronditëse e Hasan Mirës, pacientit të infektuar me Covid-19, që u vetëhodh mbrëmjen e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” nga kati i 4 duke gjetur vdekjen.

Bëhet me dije se Mira i ka thënë fqinjit të tij “Jam mirë më duket se ja hodha, ndërkohë që ka shtuar se po ta dinte çfarë bëhej në spital nuk do të ishte shtruar.

Viktima, vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani ka bërë një natë më parë një telefonatë me fqinjin e tij. Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes ryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur.

Gjatë bisedës shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Fqinji: Si je?
Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?
Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!
Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

Viktima mësohet se e kreu aktin e rëndë mbrëmjen e sotme, në gjendje të rënduar psikologjike. Vetëm para dy ditësh ai kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh.

Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar. Ky është rasti i dytë kur një pacient me Covid i shtruar në Sanatorium i jep fund jetës.


Shtuar 2.09.2020 20:30