Sërish protesta masive kundër qeverisë në Serbi

Në Beograd u mblodhën të premten (09.06.2023) dhjetëra mijë vetë në një demonstratë kundër presidentit Aleksandër Vuçiç dhe partisë në pushtet SNS. Pjesëmarrësit në manifestimin e protestës u mblodhën përpara parlamentit në qendër të kryeqytetit dhe marshuan në dy kolona të ndara drejt selisë së qeverisë, sikurse njoftojnë mediat në Serbi. Kritikët e akuzojnë presidentin 53 vjeçar për një stil autokratik politik dhe për ekonomi të tarafeve, shkruan DW.  Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç si dhe nëpunësve përgjegjës për aparatin e sigurisë. Protestuesit akuzojnë VuçiçIn dhe mediat bulevardeske nën kontrollin e tij, se po krijojnë një klimë të urrejtjes dhe të dhunës.

Pas dy sulmeve amok me gjithsej 18 të vdekur në fillim të majit në Serbi në mënyrë të përsëritur po zhvillohen protesta masive.

Sipas protestuesve qeveria nuk po i kundërvihet me vendosmërinë e duhur dhunës së përhapur në vend, posedimit privat të armëvedhe kriminalitetit të organizuar. Përveç kësaj kritikohet edhe për korrupsionin dhe kufizimin e lirisë së medias.

Vuçiç tha të premten, se qeveria nuk mund të bëhet përgjegjëse për krimet. Manifestimi u organizua nga partitë e majta të opozitës si dhe lëvizjet qytetare.


Shtuar 10.06.2023 07:19