E kërcënoi dhe i mori para 24-vjeçares, arrestohet i riu në Elbasan

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ka kërcënuar një bashkëmoshatare.

Uniformat blu bëjën me dije se i riu i ka marrë 24-vjeçares një shumë parash nëpëprmejt kërcënimeve.

“Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A. B., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një 24-vjeçare se ai e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 31.05.2023 10:22

Tags: