Traileri pëson defekt në aksin rrugor Lezhë – Shëngjin, krijohet trafik i rënduar

Një trailer ka pësuar një defekt teksa ka qenë në lëvizje në aksin Lezhë – Shëngjin në vendin e quajtur kryqëzimi i Shëngjinit.

Si pasojë e këtij defekti, trailere ka ndaluar në vend e për rrjedhojë është krijuar një trafik i rënduar në hyr për në Shëngjin.

Traileri i cili është i ngarkuar, pritet që fillimisht t’i hiqet ngarkesa dhe më pas të zhvendoset nga rruga./albeu.com