Ky është këngëtari që u ftua nga Cristiano Ronaldo t’i këndonte në ditëlindje

Cristiano Ronaldo është fans i njërit prej këngëtarëve më të mirë në botë, James Arthur-it dhe kjo është bërë e ditur së fundmi nga burime për “The Sun”.

Duket se ylli portugez, ka nisur që tani planifikimet për ditëlindjen e tij. Këtë e ka zbuluar vetë miku i këngëtarit, Olly Murs duke treguar se sulmuesi i “Manchester United” i ka dërguar artistit mesazhe në Instagram, duke i kërkuar që ai të mund të performonte në ditën e tij të lindjes.

“Ai më tha se Ronaldo po i dërgonte mesazhe sepse dëshiron që ai të këndojë në festën e ditëlindjes së tij”, shpjegoi miku i këngëtarit të madh.

Ndër të tjera, Olly tha se do t’i pëlqente shumë që të bënte një fotografi me CR7 dhe ta kishte si një kujtim të bukur.

“Do të më pëlqente të bëja një fotografi me të dhe t’ua tregoja fëmijëve të mi në të ardhmen sepse ai është një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Unë dua t’u them nipërve dhe mbesave të mia se kam takuar Cristiano Ronaldon, kështu që unë do t’i bëjë presion Fletch gjatë dy viteve të ardhshme, kur ai është në klub për të provuar që të takohem me atë”.


Shtuar 19.10.2021 20:24