Renditja e FIFA-s: Shqipëria zbret, Kosova ngjitet! “Katapultohen” Italia e Argjentina

Shqipëri e Kosova në drejtime të kundërta në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë kanë humbu tre pozicione dhe në renditjen e muajit gusht shikohen në vendin e 69-të.

Për Kosovën, që në renditjen e muajit maj pësuan ulje, ka rritje tani, pasi Dardanët janë përmirësuar me 5 vende. Skuadra e Challandes pozicionohen në vendin e 115-të.

TOP 10 KOMBËTARET– Italia u shpall kampione Europe në EURO 2020 dhe skuadra e Roberto Mancinit është katapultuar edhe me dy pozicione, duke u ngjitur në vendin e pestë. Anglia, finaliste në Europian, është një pozicion më lart.

Në podium ka ndryshime, pasi Brazili është ngjitur i dyti dhe ka ulur një shkallë më poshtë Francën kampione bote në fuqi.

Edhe Argjentina, kampione e Amerikës së Jugut, e ka përmirësuar pozitën e saj, duke u ngjitur në vendin e gjashtë. Rënien më të madhe e ka pësuar Portugalia, -3 pozicione, që tani është e teta.

Rekordin e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë futur në renditjen e 10 kombëtareve më të mira. Nga vendi i 20-të, ata janë të nëntët tani, kurse Meksika përmbyll dhjetëshen e parë.


Shtuar 12.08.2021 13:53