Çfarë ka ndodhur? Dikur bashkëpunëtor, sot Trejsi injoron hapur Feron (VIDEO)

Gati për lojë dhe shumë sportive në përgjigje, kështu ishte Trejsi Sejdini mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zemër Luana”.

Në një pikë të lojës modelja u vendos përballë këngëtarit Bardhyl Idrizi i njohur si Bardhi, në një sfidë ku duhej të zbuloni nga një sekret për bashkëpunëtorët e tyre ndër vite.

Ndër personazhet që i ranë Trejsit për të komentuar ishte edhe reperi Fero. Mirëpo modelja me shumë qetësi e injoroi, duke u shprehur: “Kush është ky?”

Ndër të tjera ajo u shpreh se as nuk ia vlen të flasësh për të, madje kur u luajt kënga e tij, Sejdini mbylli veshët.

Gjeste të gjitha këto që tregojnë hapur se dy ish-bashkëpunëtorët nuk i kanë punët fare mirë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se dyshja dikur shoqëroheshin bashkë, pasi Trejsi ka qenë edhe protagoniste në klipin e Feros.

Nga ana tjetër e lodhur nga skandalet dhe vëmendja e madhe mediatike, Trejsi vendosi të largohej disa muaj më parë drejt Shteteve të Bashkuara dhe duket se atje ka gjetur qetësinë që po kërkonte prej kohësh.

Ajo vazhdon të merret me modeling dhe në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë fotot e shumta profesionale.

“Momentalisht po realizoj ëndrrën time amerikane. Sapo kam firmosur një kontratë me një agjenci atje,i jam shumë falenderuese Fadil Berishës. Në Shqipëri nuk ka shumë mundësi për t’u angazhuar. Tani sapo kam firmosur”- zbuloi Trejsi në një intervistë më herët.


Shtuar 12.12.2022 15:58