Në një lidhje? Aktorja 18-vjeçare fërkohet publikisht me Getinjon (VIDEO)

Serena Sula, vetëm 18-vjeç, është një nga modelet e njohura në Shqipëri, dhe tashmë edhe pjesë e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja.”

Mbrëmjen e së dielës duket se Serena nuk i ka rezistuar dot prezencës së rreperit të njohur, Getinjos. Teksa ai ka qënë duke dalë nga një ndër clubet më të njohura të Tiranës, modelja i është afruar dhe ka filluar “të fërkohet” pas tij.

Personat rreth Getinjos, janë munduar që ta sprapsin modelen, por ajo është e vendosur që t’i afrohet atij sa më shumë. Rreperi nuk e ka pritur këtë situatë, por nuk e ka lënë mangët zgjatjen e duarve.

Videoja është publikuar edhe nga vetë modelja, e cila numëron një numër të madh ndjekësish në Instagram.

Nuk dihet si kanë shkuar gjërat më pas, por mesa duket 18-vjeçarja qenka një fanse e zjarrtë e rreperit ose dyshja kanw diçka mes tyre.


Shtuar 14.01.2020 10:26