Dhunonte nënën, arrestohet 26-vjeçari në Shijak

Policia në Durrës ka arrestuar një 26-vjeçar për dhunë në familje. Ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 14:44