Inzaghi flet për merkaton: Drejtuesit janë gjithmonë me mua, po për momentin nuk do të zbuloj asgjë

Ditën e nesërme, kampionati italian i futbolli rikthen magjinë në fushën e lojës dhe ndër përballjet që spikat është ajo mes Interit dhe kryesuesve të kampionatit, Napolit.

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ndër të tjera ka folur dhe për rinovimin e mbrojtësit Milan Skriniar, me klubin “zikaltër”.

“A kam frikë se Skriniar do të kushtëzohet nga çështjet që lidhen me rinovimin e tij me Interin? Absolutisht jo, sepse i njoh cilësitë e djalit, Milani është një lojtar i jashtëzakonshëm që jep gjithmonë gjithçka në fushë, ai është i dashuruar me Interin dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë”,- tha Inzaghi për Skriniar.

Më tej, Inzaghi foli dhe për lëvizjet e mundshme të merkatos, nga ana e klubit, por nuk përmendi ndonjë emër konkret.

“Kam disa lojtarë me skadim, por gjithashtu e di që kam një klub të fortë që është gjithmonë këtu në çdo seancë stërvitore dhe po përpiqet të punojë sa më mirë për situatat ende në pritje. Nëse e kam shkruar letrën për treg? Të gjithë e dimë momentin që kalojnë pothuajse të gjitha skuadrat italiane, por unë kam gjithmonë me vete drejtuesit që janë këtu dhe përpiqemi të jemi gjithmonë operacional”,- u shpreh Inzaghi në fjalën e tij. /albeu.com