Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës.

Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor. Burimet bëjnë me dije se shtetasi 70-vjeçar është përplasur dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se ka rënë në pranga shoferi A.L., banues në Lushnje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet A. L., banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. D., 77 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë. /albeu.com/


Shtuar 12.09.2021 13:33