Chelsea bleu Timo Werner, reagon Giroud: Nuk kam frikë

Tashmë, Oliver Giroud do të përballet me një konkurrencë të fortë në sulm te Chelsea. “Blutë e Londrës” transferuan në këtë merkato Timo Werner nga Leipzig për shumën e 52 milionë € dhe gjermani me siguri nuk do të vijë si zëvendësues.

Sulmi i “Bluve” pritet të jetë i fort pasi përveç Werner është edhe Tammy Abraham. Mirëpo sulmuesi francez nuk frikësohet aspak nga kjo konkurrencë, siç i tha “Telefoot” këtë të dielë.

“E mbylla sezonin mirë dhe i tregova trajnerit se mund të besonte tek unë. Werner nuk është i njëjti profil me mua, shpresoj të luajmë bashkë disa ndeshje. Unë nuk kam folur me Lampard. Një gjë është e sigurt. Konkurrenca do të na bëjë mirë të gjithëve. Një klub i madh duhet të ketë mundësi të ndryshme për secilën pozicion “. Giroud paralajmëron, ai synon për të marrë kohën më të madhe të minutave.


Shtuar 6.09.2020 12:10