A po ja lë partinë Ilir Metës? Përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeminstri Sali Berisha i ftuar në “Log.” të gazetarit Endri Xhafo përballë panelit të analistëve Robert Rakipllari dhe themeluesit të AlbEu.com, Idaver Sherifi, ka folur për fushatën zgjedhore, synimet e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe marrdhëniet me Ilir Metën.

I pyetur nga moderatori Xhafo rreth zërave kritikë që i po përgatit t’i lërë partinë Ilir Metës dhe se bashkëpunimi mes tyre ka qnë shumë më i vjetër, Berisha tha se kjo është tërësisht e pavërtetë, duke shtuar se kryetarin e ri e zgjedh vetëm anëtarësia.

Ndëkrohë berisha rrëzoi edhe akuzat politike se ai e mban peng Ilir Metën me dosje, duke theksuar se nuk është në natyrën e tij të mbajë peng askënd.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: A po i lini partinë Ilir Metës?

Berisha: Ky është një absudritet, janë dy parti të ndryshme, një e majtë dhe një e djathtë. Unë i kam shorehur qendrimet e mija, nuk kam lënë dhe nuk lë pasardhës, pasi ajo do të jetë atribut i kryesisë se kush do të jetë kryetar jo e imja.

Rakpllari: I latë Bashën (qeshje në studio).

Berisha: E kam thënë që ka patu momente bashkpëpunimi me zotin meta ka paur dhe kanë qenë të suksesshme. Zoti Meta në bindjne time nuk ëhstë një politkan që nuk e pranon rotacionin e pushtetit. Pse është agresur në këtë periudhë zoti Meta? Kurthet e turpshme ndaj tij.

Xhafo: Këtë përmendin ata që ju e mbajtët peng me dosjen?

Berisha: Kurrë, kurrë. Nuk kam dëgjuar kurrë akuza për të. Kurr ënë jetën time nuk kam mbajtuj peng njeri. Goditja që i bëhet metës sot është për shka të bashkëpunimit me opozitën e vërtetë.

/AlbEu.com/ 


Shtuar 25.04.2023 23:00