Zbulohen diskutimet brenda Këshillit Politik, çfarë thotë Gjiknuri për koalicionet

Ka kaluar pothuajse një orë nga mbledhja e Këshillit Politik, ku i pranishëm për herë të parë është dhe kryeministri Edi Rama, mësohet se çfarë ka deklaruar Damian Gjiknuri në takimin që po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Damian Gjiknuri bëri një prezantim të asaj se çfarë ka bërë Kuvendi dhe theksoi faktin që listat e hapura kanë krijuar një mbështetje të gjerë popullore, ndërkohë që ka shtuar se hapja e listave do të krijojë vështirësi në procesin e adimisnitrimit të zgjedhjeve.

“Njerëzit natyrisht nuk kane pse mendojnë për efektet që krijojnë vështirësi në administrim por thjesht duan që të avancojë e drejta e tyre për të zgjedhur deputetet dhe për të patur një lidhje më të drejtëpërdrejtë.

I qëndroj asaj ç’ka kam thënë se hapja e listave me skemën aktuale zgjedhore krijon probleme të mëdha administrimi gjithësesi ne jemi këtu dhe shpresoj të gjejmë një zgjidhje për të rregulluar aspektin teknik që do të mundësonte një menaxhim te sigurte te procesit te hapjes se listave.

Ne nuk jemi kunder koalicioneve kjo eshte spekuluar qellimisht. Ne jemi per ti garantuar te drejten cdokujt te behet pjese e nje grupimi partish por sipas nje rregulli qe e mundeson teknikisht zbatimin e hapjes se listave”.

Mësohet se Gjiknuri ka thënë po ashtu në mbledhje se: Basha dhe LSI kane qene publikisht hapur pro hapjes se listave keshtu qe shpresoj se së sebashku do arrijme ti japim nje zgjidhje duke u thene shqiptareve qe morem vendimin per tu zgjeruar mundesine per te zgjedhur nominalisht deputetet permes listave te hapura.


Shtuar 20.07.2020 10:15