EMRI/ I ra tulla në kokë taksa ishte duke punuar, humb jetën 66-vjeçari në Ksamil

Një 66-vjeçar ka humbur jetën në Ksamil teksa ishte duke punuar te ish-furra e bukës dhe një tullë i ra në kokë.

Pasi i ra tulla në kokë, Kastriot Celi u nis drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2022, në Ksamil, duke punuar tek ish furra bukës, shtetasit K. C., 66 vjeç, banues në Sarandë, i ka rënë në kokë një tullë, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./albeu.com/