Grida Duma sulmon Ramën dhe i kujton thonjtë e pistë e të paprerë: Sa turp! (FOTO LAJM)

Ish-deputetja Grida Duma ka hedhur dyshime të forta në lidhje me vërtetësinë e shifrave të COVID-19 në Shqipëri.

Gjatë një interviste në NEWS 24, Duma deklaroi se kryeministri Rama e ka shfrytëzuar këtë pandemi për të rritur pushtetin e tij.

Ndër të tjera, Duma ka thumbuar ashpër edhe kryeministrin të cilit i ka kujtuar raportin jo të mirë më higjenën e duarve, kjo pas pamjeve të shkëputura nga intervistat e kryeministrit Rama.

Pjesë nga deklarata e Dumës

Nuk dua të vë dyshimin ata që informojnë, instancat shtetërore, gjithmonë kam zgjedhur të mos jem lajmësi i keq, që do të thotë se kam dyshimet e mia racionale se nuk kanë qenë ato shifrat edhe gjatë karantinimit të plotë.

Besoj që shifrat kanë qenë më shumë dhe kanë nisur para karantinimit. Ne si PD kemi kontribuar për t’ju thënë shqiptarëve se armiku i panjohur është më i rrezikshëm se armiku i njohur dhe situata kërkon ndërgjegjësim më të lartë.

Është e pacipë që një njeri të grumbullojë kaq shumë pushtet dhe të kërkojë që në situatë sëmundje të shfaqet edhe në telefona a thua se kujdeset ky për larjen e duarve.

Që të mos kaloj te ironia, se ky është vetë nga ata njerëzit që ka probleme me pastërtinë e duarve, ka një problem të madh, korrupsionin.


Shtuar 20.06.2020 16:25